Sherr “live” në studio mes Floriana Garos dhe Arta Dades (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme teksa diskutohej për gruan në politike ka pasur debate mes grave të ftuara në studio. Rasti konkret ndodhi me Floriana Garon dhe Arta Daden.
Floriana Garo në studio për arritjen në karrierë mbështetej te fakti se e bukura është mbizotëruese, gjë e cila u kundërshtua nga Arta Dade, e cila tha se e bukura pa mençurinë, nuk shkon.
Më pas situata vijoi në një debat:
Arta Dade: Do më lejoni që ta çoj mendimin time deri në fund.
Floriana Garo: Edhe unë duhet të shpjegohem.
Arta Dade: Në qoftë se juve nuk do ta shoqëronit bukurinë me mençurinë dhe më zgjuarsinë atëherë juve nuk do t’ju ndiqnin më në ekran. Sepse në ekran s’mund të dali një kukull dhe ti merret goja.
Floriana Garo: Mund të dali, në një vend si ky mund të dali edhe një kukull./Albeu.com/

Shtuar më 09/03/2017, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori