COVID-19 i shkaktoi temperaturë të lartë, vdes gjatë lindjes nëna e foshnja në Spanjë

Një grua shtatzënë 37 vjeçe gjeti vdekjen në Spanjë pas një lindje urgjente me operacion, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.

Ngjarja e rëndë ndodhi në La Coruña në spitalin Materno Infantil këtë të diel, teksa gruaja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Ajo shkoi në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rëndë, çka bëri që mjekët ta operonin me urgjencë.

Gjatë lindjes, u shënuan komplikime të tjera, duke bërë që gruaja të vdesë, edhe foshnja që mbante në bark, lindi i vdekur.


Shtuar 30.03.2020 14:37