Shërbimi ndaj qytetarëve, trajnohen stafet e bashkive dhe komunave
Punonjësit e bashkive dhe komunave do të trajnohen për të shërbyer më mirë ndaj qytetarëve. Nëpërmjet një financimi të Këshillit të Europës në disa seanca do të ketë shkëmbim përvojash dhe udhëzime që duhet të ndjekin të mandatuarit për herë të parë gjatë punës së tyre.

Shefi i zyrës së Këshillit të Europës Marko Leieker thotë se para së gjithash ky trajnim shërben për mënyrën se si do të shpenzohen dhe se si do të kursehen paratë e qytetarëve nga kryetarët e komunave.

“Jemi duke filluar kursin për trajnimet e stafit të bashkive dhe komunave në mbarë vendin. Ky projekt shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe është e nevojshme të dimë se si investohet nga financimet e pushtetit vendor. Kjo do të shërbejë për më tepër në këtë kohë, kur të gjithë duam decentralizimin e pushtetit vendor dhe në këtë mënyrë do të rrisin besimin tek qyetarët”-u shpreh Leieker. Në tryezën e përbashkët kanë marrë pjesë edhe specialistë të pushtetit vendor. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2012, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori