Sherbimi i detyruar, studentet jo me ushtare
Albeu.com
Ministria e Mbrojtjes, ne dokumentin qe do te dergohet ne zyrat qendrore te NATO-s ne Bruksel, ka theksuar se sherbimi i detyruar ushtarak per studentet do te hiqet.Studentet qe mbarojne shkollat e larta do te kene te gjitha shanset per te mos kryer sherbimin e detyruar ushtarak njemujor. Sherbimi i detyruar ushtarak njemujor per studentet, shume shpejt do te jete objekt diskutimi ne Bruksel. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, beri te ditur per "Gazeten" se Shqiperia eshte tashme ne procesin e anetaresimit ne NATO-s dhe te gjitha levizjet qe behen ne reformen e forcave te armatosura mbartin ne vetvete nje pergjegjesi, diskutime dhe konsultime me partneret tane.

"Ne menyre te vecante, ne kuader te Partneritetit per Paqe, por sidomos te planit te veprimit per anetaresimin ne NATO, ne analizojme cdo detaj te reformes ne ushtri. Ne kete kuader, ne takimin e fundit qe eshte bere, persa i perket dokumentit te MAP, eshte theksuar se ligji per sherbimin e detyruar ushtarak per studentet eshte quajtur nje ligj qe nuk i qendron as kohes, as vleres, per faktin se, nje muaj sherbim i detyruar ushtarak nuk jep asnje lloj garancie qe te fitohet vlera e ushtarakut nga ana e studenteve",- ka nenvizuar Mediu. Sipas tij, ligji qe detyron studentet qe pas mbarimit te shkollave te larta te kryejne nje muaj sherbim te detyruar ushtarak, me teper eshte abuziv. Nisur nga kjo, sipas tij, ligji ne fjale duhet shfuqizuar.

Por heqja e sherbimit te detyruar ushtarak njemujor per studentet, duket se nuk eshte kaq i thjeshte sa duket. Ministri i Mbrojtjes vlereson se me te drejte ngrihet shqetesimi persa i perket detyrimit kushtetues qe ka gjithsecili per te kryer sherbimin e detyruar ushtarak. Por sipas tij, nuk duhet harruar se ne procesin e reformave ka shume gjera te cilat duhen ndryshuar. "Ne kete kuader ne tentojme drejt nje ushtrie profesionale, e cila nuk do te thote qe i gjithe populli duhet te jete ushtar, apo se cdo njeri duhet t'i pergjigjet sherbimit te detyruar ushtarak. Nese eshte koha per te bere ndryshime ne Kushtetute per ceshtje qe kane te bejne me integrimin, natyrisht qe te gjitha palet duhet te bien dakord. Une e kam mirekuptuar edhe shqetesimin e Presidentit te Republikes rreth kesaj ceshtjeje. Besoj se do te arrijme ne nje zgjidhje, e cila duhet te kete kuptimin e te gjithe kraheve te politikes, te institucioneve dhe te Presidentit te Republikes, se ky ligj duhet abroguar",- komenton Mediu. nga Armando Meta, GSH
Shtuar më 14/10/2005, ora 14:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori