Sherbimet sekrete amerikane: Viti 2025, krimi i organizuar kontrollon Ballkanin
Pëlqej
Albeu.com
Në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ekziston rreziku që deri në vitin 2025, krimi i organizuar të merr kontrollin e plotë në këtë pjesë të kontinentit evropian.
Kështu thekson raporti prej 120 faqeve, i hartuar nga ekspertët e të gjitha shërbimeve sekrete amerikane.

Autor i këtij raporti i titulluar “Trendet globale 2025-botë e transformuar“ është Këshilli Informativ Kombëtar Amerikan, ku janë përdorur informacione nga të gjitha 16 shërbimet sekrete civile dhe ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ose shumë qeveri në Evropën lindore ose të mesme mund të dominohen nga krimi i organizuar i cili do të forcohet edhe më tej, vlerësojnë ekspertët amerikanë.

Në raport, vend të veçantë zënë klanet e mafies ruse të cilët së shpejti do më marrin kontrollin ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor ndërsa theksohet se kjo pjesë e Evropës është e kërcënuar edhe nga veprimi i grupeve radikale islamike “të cilat sipas të gjitha gjasave deri në vitin 2025 do të zhduken nga skena botërore politike dhe sigurisë.

Aktiviteti i krimit të organizuar rus në furnizimin energjetik, do t’i garantoj disa kompanive edhe privilegje në treg, vlerëson ky Këshill duke parashikuar në të ardhmen konflikte gjithnjë e më të mëdha të interesit rreth burimeve energjetike, ujit dhe ushqimit.

Duke pasur parasysh lidhjet e tyre të ngushta me qeveritë dhe bordet e kompanive, kriminelët do të kontrollojnë shtetet, tregun, madje do të formatojnë edhe politikën e jashtme, thekson raporti mbi krimin e organizuar rus.

“Në shtetet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit, krerët e krimit të organizuar me kalimin e kohës janë bërë biznesmen të fuqishëm dhe me ndikim, pra edhe partnerë të rëndësishëm të nëpunësve të korruptuar shtetëror,” thekson raporti i Këshilli Informativ Kombëtar amerikan, i cili çdo katër vjet publikon analizën e tij në prag të marrjes së postit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara në mënyrë që ai ta ketë parasysh vlerësimin global politik, të sigurisë dhe lëvizjeve ekonomike në botë. /alsat/
Shtuar më 24/11/2008, ora 22:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori