Shërbime mjekësore shtesë për pushuesit në Sarandë dhe Ksamil
Pëlqej
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj vizitoi sot disa qendra shëndetësore të ngritura për t’ju shërbyer pushuesve në Sarandë dhe Ksamil. Gjatë vizitës në qendrën e re shëndetësore të Ksamilit, e ngritur posaçërisht për t’ju shërbyer pushuesve, Ministri Beqaj u njoh me shërbimet e ofruara gjatë sezonit veror per pushuesit.

“Shpejtësia, cilësia dhe standartet e këtyre shërbimeve, jo vetëm kanë shpëtuar jetë njerëzish, por edhe kanë rritur cilësinë e pushimeve dhe kënaqësinë e pushuesve”, u shpreh z. Beqaj.

Gjithashtu Ministri Beqaj u njoh edhe me nevojat e spitalit të qytetit të Sarandës për burime njerëzore, financiare dhe investime shtese, për të përballuar nevojat në rritje të Sarandës. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori