Shënohet viktima e tretë nga aksidenti në Kavajë
Rritet numri i viktimave në aksidentin e ndodhur të martën rreth orës orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës.

Tashmë ka shkuar në tre numri i viktimave nga ky aksident.

Pas Gentjan Belbës 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO për të shmangur disa këmbësorë që tentoninkalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen tre personave.
Shtuar më 15/05/2019, ora 02:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori