Shenohet fillimi i luftes se 2001-shit
Albeu.com
Në Sllupçan të komunës së Likovës në Kumanovë, është shënuar nëntëvjetori i fillimit të konfliktit të vitit 2001. Në ceremoni morën pjesë ish pjesëtarë të UCK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, kryetari i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu, ndërsa ...
... nga krerët e partive politike ka qenë i pranishëm vetëm kryetari i DR-së, Imer Selmani. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pasi ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Me një program artistiko- letrar si dhe me mesazhe drejtuar nga familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së, mijëra të pranishëm nga trojet e ndryshme etnike kanë përkujtuar datën e fillimit të konfliktit të vitit 2001 në këtë rajon dhe daljen në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Pas manifestimit, të pranishmit i kanë bërë homazh varrezave të dëshmorëve mbi fshatin Sllupçan.
Shtuar më 03/05/2010, ora 04:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori