Shënohen dy raste të reja me koronavirus në Elbasan
Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Elbasan.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se në Elbasan janë shënuar dy personat e konfirmuar me COVID-19 janë vëllezër, duke e çuar numrin e të prekurve në 148 në total.

Dy të infektuarit janë vëllezër, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç, të cilët aktualisht janë karantinuar në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të infektuarit janë djemtë e pacientit 62 vjeçar, që rezultoi me COVID-19 ditën e djeshme.

Shtuar më 26/03/2020, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori