Shënjimi i naftës, Berisha: Stop abuzimit me karburantin
Qeveria vendosi sot miratimin e përcaktimit të procedurës së shenjimit të naftës. Duke folur në mbledhjen e sotme, Berisha u shpreh se ky vendim do ti jepte fund abuzimit me karburantin.

“Kjo parandalon abuzivitetin real të përzierjes dhe përdorimit të karburanteve të dëmshme, ky lloj shenjimi qartëson cdo lloj manipulimi që bëhet me karburantin dhe kjo është arritje e madhe”- tha Berisha.

Duke paralajmëruar një rend dite të ngjeshur, kryeministri paraqiti programin për një Shqipëri dixhitale.

“Rendi i ditës është i ngjeshur, dua të falënderoj me shumë mirënjohje ministritë, adminstratën që dhe në kulmin e një fushate elektorale kanë sjellë këtu 17 ligje marrëveshje dhe vendime. Dëshmitë e angazhimit për të bërë gjithcka që adminsitra të funksionojë. Rendi i ditës është shumë i ngjeshur me një diversitet vendimesh, por më kryesori është projektvendimi për miratimin e planit kombëtar për zhvillimin e platformës së internetit të shpejtë dhe me bazë të gjërë. Progresi i Shqipërisë në fushën dixhtiale është një nga realitetet më të prekshme sot, disa nga praktikat dixhitale të vendit, ndodhi që të jenë të parat që të instalohen në një vend. Ky plan ka dy pika kryesore: Shqipëria vend lider për teknologjinë në rajon. Ky plan parashikon shtrirjen e internetit në cdo institucion shqiptar”, theksoi Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2013, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori