Shënjestra e atentatit në Vlorë, vëllai i të dënuarit për masakrën e Çoles
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatit me 3 të plagosur sot në Vlorë.

Pavarësisht se familja e tij gjendet në një hasmëri me fisin Xhaferraj në Vlorë, mësohet se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi i plagosuri është vëllai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015.

Shënjestra e atentatit ishte 31-vjeçari Ferdinant Llanaj, vëllai i Aleksandër Llanajt.

Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë.

Masakra e Çoles

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori