SHËNIM/ Reforma, e vërteta një lëshimi të madh që Rama po i bën Bashës
Nga Albeu.com
Partia Socialiste po përgatitet të bëjë lëshimë të mëdha ndaj të djathtës për të marrë miratimin e saj për Reformën në Drejtësi duke përjashtuar kështu çdo argument që i bënin demokratët të ishin kundër ngritjes së kartonit të gjelbër në Seancën Plenare.

Sëfundmi, Rama ka dhënë sinjale të forta se do të plotësojë edhe kërkesën për miratimin e organeve që do të bëjnë kontrollin dhe koordinimin e gjykatave dhe prokurorisë me 2/3 e votave në Kuvend ç’ka përbën një hap të rendësishëm para për arritjen e një dakordësie mes palëve.

“Duan 2/3 le ti marrin edhe 2/3, për ne nuk është problem”, e mbajtuar në Kongresin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet është fjalia nëpërmjet së cilës Rama kërkoi t’i paraprinte takimit me Bashën ditën e hënë në “Pallatin e Kongreseve”.

Edhe pse lëshimi në fjalë vjen pas thirrjes së zyrtarëve të Bashkimit Europian për të marrë përsipër kërkësën e demokratëve për 2/3, duket qartë se ka një qasje të fortë të Ramës drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me demokratët duke përmbyllur kështu një proces tejet të komplikuar.

Në lidhje me reformën, Rama po luan në dy fronte duke i mbyllur çdo derë demokratëve që t’i shmangen dhënies së konsensusit nga njëra anë por duke i dhënë një mesazh të fortë edhe aleatit qeverisës, LSI-së se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Bashën ç’ka praktikisht do të ulte peshën e Metës në koalicion por edhe në këtë proces.

I gjithë tensioni politik i këtyre ditëve me thashetheme për ministra të përgjuar është fryt i acarimit të marrëdhënieve mes aleatëve qeverisës, një shkak për të cilin është pikërishte dhe Reforma në Drejtësi.

Më këtë lëshim të madh që i bën PD-së duket se Rama kërkon të arrijë me çdo kusht një synim madhor të tijin dhe forcës politike që drejton: Shkuljen e kësaj klase gjykatësish dhe prokurorësh duke ngritur një sistem të ri nga e para. Ky është edhe synimi kryesor i reformës, i cili gjithashtu përputhet edhe me qëllimin Ramës.

Për tetë vite me radhë, nëpërmjet pushtetit të tyre, Berisha dhe Meta arritën të ngrënë një kastë gjykatësish dhe prokurorësh që njihen për afrimitetin me këto liderë ç’ka përbën një presion të madh edhe ndaj maxhorancës aktuale.

Më shumë se kush do të jenë gjykatësit apo prokurorët e ardhshëm apo se si do të zgjidhen ata, Ramës i intereson të largojë ata që janë sot në pozicione të rendësishme, të cilët i di se nuk i ka të vetët por të kundërshtarëve të tij politik. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori