SHËNIM/ Rama u hap luftë puseve në përçapje për të sfumuar skandalin Tahiri
Është në kufijtë e së pabesueshmes deklarata më e fundit e kryeministrit Rama, sipas të cilës në muajt në vijim do të ndërmerret aksioni për tarifimin edhe të ujitpuseve që qytetarët kanë nëpër shtëpi.

Rama i shtoi aksionit të madh kundër informalitetit në ujin e pijshëm edhe vendosjen e matësave për puset e ujit, të cilat në vetvete nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin.

Lajmi po bën bujë në mediat online dhe rrjetet sociale nisur edhe nga fakti se një praktikë e tillë nuk është hasur deri më tani në vend, por edhe përreth.

Pavarësisht vendosmërisë me të cilën Rama i shpalli "luftë" edhe puseve familjare, ka mjaft skeptikë që mendojnë se ky aksion i bujshëm është lajmëruar pikërisht tani kur çështja Tahiri u ngatërrua edhe më tepër me kapjen e patentave të tij dhe bashkëshortes në makinën e një biznesmeni në Elbasani sëbashku me 863 mijë euro, të cilave ende nuk u është gjetur origjina.

Kryeministri dhe aparati i tij i propagandës njihen për lëvizje të tilla, të cilat janë shtuar shumë gjatë ditëve të fundit kur edhe çështjes Tahiri nuk po i del fundi. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2017, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori