Manchester United rrezikon por nuk gabon, fiton me ‘poker’ ndaj Leeds (VIDEO)

Manchester United ka arritur të marrë një fitore në një ndeshje me shumë intensitet ndaj Leeds.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 2-4 në shtëpinë e Leeds.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 ku autorët e golave ishin Maguire dhe Bruno Fernandes.

Loja ka qënë shumë e fortë ku të dyja ekipet kanë sulmuar shumë.

Në pjesën e dytë Leeds befasoi duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 53-të dhe të 54-të.

Por në minutën e 70-të ishte Fred që kalon në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 89-të ishte Elanga i cili shënoi për rezultatin 2-4./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.02.2022 17:03