SHËNIM/ Që gjaku i Fildesit të mos përkthehet në më shumë zero në llogaritë e shoqatave të grave
Pëlqej
Nga Albeu.com
Vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi si edhe dhuna e vazhdueshme ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri ka shkaktuar me të drejt mjaft reagim në opinionin publik.

Gra dhe vajza kanë protestuar pardje dhe dje kundër dhunës në familje duke nxjerrë edhe pankarta që tërheqin vëmendje, por duket se jo të gjithë e kanë mëndjen vërtetë tek dhuna dhe mbrojtja e grave.

Madje, ky fenomen është bërë një burim i mirë të ardhurash dhe jete luksoze për shumë drejtuese shoqatash në vend, të cilat shfrytëzojnë precedentë të tillë që shkaktojnë reagim publik për të gjeneruar më shumë të ardhura në buxhetet e tyre.

Dy protestat e fundit të zhvilluara në Tiranë për këtë qëllim ishin në kontrast me njëra-tjetrën.

Ndërkohë që ajo e zhvilluar pardje tek Ministria e Drejtësisë ishte e mbushur me studente dhe personazhe të njohur për aktivizmin e tyre, pjesëmarrja në protestën e djeshme në qendër të kryeqytetit ishte në dy kategori: Pankaratat mbaheshin nga punonjëset e shoqatave, kurse pas tyre qendronin administratoret e shoqatavegrave, veshja dhe qendrimi i të cilave nuk është kaluar pa bërë përshtypje.

Parfume të shtrenjtë, çanta dhe veshje luksi.

Kjo ishte panorama që shihej pas vajzave me pankarta.

Gratë e luksit që qendronin pas tyre nuk ishin gjë tjetër veç se një pjesë e tyre që kanë folur vazhdimisht kundër dhunës ndaj grave, por që me fondet e marra nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë shtuar luksin dhe zerot në llogaritë bankare. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori