SHENIM/ Presidenti, gjithçka një garë fallco
Bisedimet e shumicës për emrin e presidentit po e çojnë vendin drejt një presidenti me 71 vota. Berisha, i cili u gjunjëzua formalisht dhe pranoi të hyjë në spiralen e Presidentit konsensual, do të dalë pas disa orësh me një emër të papranueshëm për opozitën, duke bërë kujdes të theksojë se nuk do të ulet në tryezë me ta për të biseduar si në vitin 2007.

E gjithë kjo na çon tek një përpjekje formale për të djegur emra kandidatësh deri në raundin e katërt kur Berisha do të fusë kandidatin e tij real, pasi të ketë konsumuar shansin e Presidentit konsensual. Të gjithë emrat që përmenden janë thjesht një përpjekje për të fituar kohë deri në raundin e katërt. Pastaj është provë force direkt mes Berishës dhe opozitës. /tema/
Shtuar më 29/05/2012, ora 21:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori