SHËNIM/ Një intervistë frikshëm e pazakontë e Ramës (FOTO LAJM)

Nga Albeu.com
Kryeminitri Edi Rama dha një intervistë 5 minutëshe për Vizion Plus sot duke i bërë thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha për të dialoguar.

Rama dha disa mesazhe ndaj Bashës, por mesazh më shumë se i fortë, plotësisht trullosës ishte ai që dha ndaj mediave, gazetarëve si edhe specialistëve të ndryshëm që lexojnë gjuhën e trupit.

Rama dha intervistë për një televizion të rendësishëm në vend, por kjo nuk e pengoi që ta transmetonte live edhe nëpërmjet televizionit të tij të quajtur ERTV duke i thënë mediave në përgjithësi: S'jua kam nevojën.

Por kjo është vetëm nisja e talljes publike që Rama bëri sot me median.

E qeshura në kufijtë e talljes në fillim të intervistës ishte episodi i dytë.

Por, më i rëndë ishte mesazhi që iu dha publikut me uljen e gazetarit përballë.

Ai është i zoti i shtëpisë dhe ka përgjegjësinë që të sigurojë barazinë e pozicionimit mes tij dhe intervistuesit si edhe komoditetin e këtij të fundit.

Por, Rama bëri të kundërtën.

Ai zgjodhi ta japë intervistën në tavolinën e tij pompoze të punës duke e ulur gazetarin përballë tij në një karrige dukshëm më të vogël dhe më të ulët se sa karrigia e tij.

Vetë pamjet tregojnë këtë disbalancë në vendosjne mes intervistuesit dhe të intervistuarit.

Nga pamjet duket qartë në sfond një kolltuk i përshtatshëm për zhvillimin e intervistës, por me sa duket, më shume se mesazhi ndaj Bashës, Rama u kujdes që të japë mesazhin e qartë se çfarë mendon dhe si e konsideron ai median në vend.

Më parë, kryeministri ka deklaruar se median e cilëson një "kazan" dhe mjaft gazetarë si "shqyes pulash", por ajo që bëri sot i vuri vulën asaj që ai mendon për median në Shqipëri. /Albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori