SHËNIM/ "Lufta" për opozitën, PD dhe dezertorët e LSI-së
Nga Albeu.com
Dy këshilltarë të LSI-së iu bashkuan votave pro në Këshillin BashkiakTiranës për të dhënë votën pro një serë projektesh nga shtrenjtimi i çmimit të ujit, kreditë e buta e deri tek koncensionet për shkollat.

Për shkak edhe të numrit të madh të qytetarëve që prek, çmimi i ujit ka shkaktuar mjaft akuza mes PD dhe LSI, të cilët akuzojnë njëra-tjetrën se ndihmuan Veliajn të miratonte planet e tij.

LSI akuzon PD se qendroi në sallë duke bërë kuorumin për nisjen e mbledhjes kurse PD akuzon LSI-në se mbështeti shtrenjtimin e ujit me kartonët e dy këshilltarëve të saj.

Në fakt akuzat mes tyre duken një luftë më e madhe se sa ajo për ujin.

Tashmë PD dhe LSI kanë hyrë në fazën e legjitimimit si opozita e vërtetë e vendit, gjë të cilën kësaj të fundit ia "minuan" dy dezertorët e djeshëm në Këshillin BashkiakTiranës.

Ndërkohë, vetë demokratët minuan "kauzen" e tyre kundër shtrenjtimit të çmimit të ujit duke qendruar në sallë, gjë e cila i dha mundësinë socialistëve të bënin kuorumin e nevojshëm për nisjen e mbledhjes.

Nuk e dinin demokratët që prania e tyre në sallë mundësonte nisjen e mbledhjes dhe rrjedhimisht votimin?

Në listën e këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranë ka mjaft teknicienë të mirë të ligjeve, gjë e cila të bën të mendosh se prania e tyre aty nuk ishte një "budallallëk".

Votimi i djeshëm në këshillin bashkiakTiranës tregoi edhe njëherë se pavarësisht akuzave dhe sharjeve mes forcave politike, Erion Veliaj ka gjithçka nën kontroll në Bashkinë e Tiranës dhe kryeqytet duke qenë shumë më i suksesshëm se edhe vetë shefi i maxhorancës duke miratuar atë që i duhej ndërkohë ia la sherrin në derë demokratëve dhe lsi-stëve. /E.Senja- Albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori