SHËNIM/ Kur popullit i "ngrihet", s'ka kush t'ja ulë
Nga Albeu.com
Edi Rama, prej disa vitesh është duke abuzuar me arrogancë të plotë ndaj durimit të qytetarëve në Shqipëri.

Që prej ardhjes në pushtet, Rama i dha "drurin" popullit duke filluar me burgosjet për energjinë elektrike; heqje masive nga puna; rritje të ndjeshme taksash; rritje të përgjithshme të kostos së jetesës në Shqipëri, etj., e cila u përkthye në ikje masive nga vendi përgjatë vitit 2015.

Kulmi i arrogancëskryeministrit ishte fjalimi i tri ditëve më parë, ku tashmë i bindur për përuljen e popullit të tij, ai i bëri një krahasim me organin gjenital mashkullor.

Ajo që ndodhi sot në Kukës ishte një revoltë popullore e ngjizur prej kohësh për arrogancëskryeministrit dhe mënyrës së ai ka zgjedhur të qeverisë shqiptarët, e cila kulmoi me vendosjen e një tarife krejtësisht klienteliste për kalimin në të ashtuquajturën Rruga e Kombit.

Kështu, është e pavend që revolta e sotme e kuksianëve të përmblidhet vetëm me tarifën e për rrugën Milot-Morinë, pasi ajo ishte një revoltë kundër arrogancës së Ramës dhe abuzimeve të tij të vazhdueshme me dinjitetin qytetarëve të Republikës së Shqipërinë.

Në revolta popullore, kur qytetarëve u ka ardhur "në majë të hundës", pasi ke akuzuar vazhdimisht me durimin e tij, ka edhe kosto, të cilat sot për fat të mirë ishin vetëm materiale.

Ajo që ndodhi sot në Kukës duhet të shërbejë si një pikë kthese ndaj arrogancës me të cilën kryeministri qeveris vendin, ndryshe ka rrezik që "profecia" e Ramës që populli nuk ngrihet, mund t'i kthehet në një bumerang.

Shembuj të tillë të gjallë, ka sa të duash, Berisha është njëri prej tyre. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori