SHËNIM/ “Koka” e Naços për “kokën” e Saimir Tahirit?
Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço vjen pikërisht në periudhën kur LSI po bënte presion për ndryshime në qeveri pas një lufte të ftohtë gjatë stinës së verës mes dy liderëve të majtë Rama dhe Meta.

Mbetet ende në kuadrin e spekullimit arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Naços, megjithatë është pikërisht ajo që do të ndodhë pas këtij veprimi që do të tregojë nëse ishte Rama apo Meta që e fitoi këtë duel “të heshtur” mes tyre gjatë këtyre muajve.

Emri që do të zëvendësojë Naçon si edhe formula që do të gjendet më pas për riformulimin e qeverisë do të jetë një tregues i qartë nëse i ka Rama apo Meta frenat e qeverisë. Kjo, për faktin se nëse në vend të Naços do të vendoset një tjetër i LSI-së, do të thotë se dorëheqja e tij lidhet me llogaritë brenda partisë së Metës, por me shumë gjasë ky vetëlargim duket se do të sjellë “impulset e reja” në qeverisje ku krahas drejtësisë në lojë duket se do të hyjë edhe ministria e Brendshme.

Tahiri ka qenë targeti i Metës që prej shpërthimit të skandalit të CEZ-it, por edhe për shkak sektorit delikat që mbulon ajo si edhe ankesave të shumta të degëve të kësaj partie në rrethe mbi mbikëqyrjen e rreptë nga Policia e Shtetit ndaj elementëve të LSI-së të emeruar në poste drejtuese në institucione të ndryshme.

Nëse Rama do të sakrifikojë Ministrinë e Brendshme duke e kaluar nga PS tek LSI dhe bashkë më të edhe Tahirin, çfarëdo ministrie tjetër të marrë partia e tij do të thotë se është Meta ai që e fitoi këtë duel.

Nga ana tjetër, nëse Naço jep dorëheqjen thjesht për t’i hapur vendin një tjetër lsi-sti duke mos shkaktuar kështu ndryshime të thella në qeverisje do të kishim një zbatim të zotimit të Metës kohë më parë sipas të cilit nuk do të kishte ministria me mandate të plotë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2015, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori