Zbardhen detajet nga takimi i Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve, nesër mbledhje kryesie

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e ditës së sotme drejtuesit politik të qarqeve.

Albeu.com ka mësuar se mbledhja ka nisur në orën 08:30, ndërsa ka zgjatur për rreth gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe.

Gjithashtu mësohet se pas mbledhjes së sotme të drejtuesve politik në qarqe, Partia Socialiste nesër do të ketë Mbledhje Kryesie.

Më 15 janar është 30 vjetori i FRESH dhe pritët të ketë edhe një organizim për të festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e socialistëve./albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 09:43