SHËNIM/ "Skandali" i Anetës që u ul në kafe me shokët e çunave
Nga Albeu.com
Publikimi i fotos së nënës së kryeministrit Rama shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve theksonin faktin se çfarë e lidhte Anetën me deputetin Aqif Rakipi dhe presidentin e Partizanit, Gaz Demi që të uleshin në kafë, ndërkohë që të tjerë i mëshonin idesë se për sa koha ajo nuk ka detyra ekzekutive mund të ulet me kë të dojë.

Të tre ata ishin duke pirë kafe në një lokal bastesh në "Bllok", në të cilin është fotografuar jo pak herë edhe vetë vëllai i kryeministrit Rama, Olsi me presidentin e Partizanit apo personazhe të tjerë të njohur.

Për aq kohë sa nuk dihet ende konteksti i kësaj kafeje, çdo spekulim mbi të do të ishte i tepërt, megjithatë aty konfirmohet afrimiteti i familjes Rama me të dy personat e tjerë.

Në qarqet e larta të politikës, por edhe në media është folur mbi miqësinë e ngushtë të Edi Ramës me deputetin Aqif Rakipi, të cilët janë parë për një kohë të gjatë që të konsumojnë sëbashku kafe çdo javë në një prej hoteleve të njohura të kryqytetit.

Kjo miqësi me Ramën e ka bërë Aqif Rakipin një person ta paprekshëm në Shqipëri pavarësisht akuzave ndaj tij. E nëse dikush akuzohet për lloj lloj të pabërash, nuk është faji i Anetës që çunat kanë shokë të tillë.

Edi ka treguar deri më tani se i ka obsesion të fortët.

Po ashtu, njihet botërisht miqësia që vëllai i Ramës, Olsi ka me presidentin e Partizanit, Gaz Demi.

Afrimiteti i Anetës me ta në këtë rast tregon që Rama me Rakipin dhe Olsi me Gaz Demin janë miq, të cilët hyjnë në shtëpitë e njeri-tjetrit.

Në këtë kontekst, Aneta Rama nuk ka bërë asgjë të pazakonte. Dhe e parë në këtë prizëm, ne atë foto nuk ka asnjë skandal. Aneta Rama ka pirë kafe me shokët e çunave. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori