SHËNIM/ A do ta rrëzojë Meta-Ramën pasi të kenë miratuar reformën sëbashku?
Nga Albeu.com
Klasa politike e humbi shancin për t’i dhënë shqiptarëve një reformim të sistemit të drejtësisë duke e parë atë si një nevojë emergjente për të vendosur shtetin ligjor si edhe shmangien e Shqipërisë nga lista e vendeve që rrezikojnë të kthehen në atë që Shkencat Politike e njohin si “shtete të dështuara” .

Me shumë gjasë reforma do të kalojë më datë 21 korrik, por miratimi nuk do të vijë si rezultat i një konsensusi, por për shkak të investimit si asnjëherë më parë në Shqipëri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Madje u desh që ambasadori i SHBA-ve Donald Lu të kërcënonte me një gjuhë më shumë se të drejtpërdrejt për pasoja të rënda për ata deputetë që votonin kundër reformës në mënyrë që nga demokratët të dilnin disa zëra pro saj.

Negociatat e tensionuar për reformën si edhe përplasja e interesave të tre partive kryesore në lidhje me të ngritur sëtepërmi temperaturat në politikën e Tiranës duke hedhur në qarkullim opsionin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një qeverie teknike pas rrëzimit në Kuvend të qeverisë Rama.

Madje, duket se është presioni i amerikanëve për të miratuar reformën që po e mban ende në këmbë qeverinë aktuale, PD dhe LSI kanë gjetur mirë pikat e përbashkëta me njëra-tjetrën duke shtuar zërat se bëhet fjalë për një marrëveshje mes tyre për një operacion të tillë. Duke iu referuar edhe intervistës së Ilir Metës në "Opinion", LSI duket se nuk po hedh hapin për rrëzimin e Ramës duke pritur më parë miratimin e reformës për ta ndërmarrë një skenar të tillë pasi të ketë kaluar ajo duke mos i lejuar ndërkohë socialistëve të kenë kohë për të korrur frytet e efektit elektoral që mund të sjellë.

Nisur nga kjo situatë, ndryshe nga disa ditë më parë, fati i reformës duket të jetë i ndarë nga ai i reformës, pasi LSI mund të bjerë dakord që të japë mbështetjen për reformën por më pas bashkohet më demokratët duke rrëzuar Ramën duke ngritur një qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e parakohshme. /Albeu.com/
Shtuar më 19/07/2016, ora 22:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori