“T’futi Nano në politikë”, Rama shpërthen: O i shkreti ti! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama si gjithmonë ka zgjedhur t’i përgjigjet komenteve më pikante të ndjekësve të tij.

Vetëm pak minuta më parë Rama në Facebook postoi disa foto nga takimi në Durrës, ku vërshuan komentet si pozitive edhe ato negative.

Mes komenteve spikat ai i një komentuesi i cili i kërkon llogari kryeministri Rama mbi shëndetësin falas.

Komentuesi: Edhe unë në Durrës isha dje ,por te spitali dhe shyqyr që i dhashë lekë doktorrave dhe infermierëve se për ndryshe njeriu im kishte vdekur? Më thuaj ti si t'ja bëj… po sikur mos të kishim lekë? Rroftë kombi shqiptar , poshtë politika!

Rama: Bujar, ta them une si t'ia besh (neqoftese ke qene vertet ne spital, gje qe une e dyshoj fort te them te drejten), ma thuaj mua ketu kush te kerkoi leke dhe vij une me ty te shkojme tek spitali e te shpetojme te tjeret nga kushdo qe te ka marre leke ty!

Por mos bertit rrofte politika, sepse politika vertet mund te beje te keqia kur bie ne duart e njerezve te keqinj a te paafte ose dembele, por pa politiken asnje komb nuk shkon dot perpara😀 Pa politiken per shembull s'do ekzistonte paqja, s'do ekzistonte demokracia, s'do ekzistonin as Shtetet e Bashkuara as Bashkimi Europian, me kupton miku im?

Komentuesi: E dim qe e do shqiperine se prandaj i bo vllai jot 200miljon dollar dhe 20perqindshin e pallateve nuk e merje dot nese nuk e do shqiperine hajdut ordiner qe te mori tosi nga koshat me thoj te pa prer e te boni njeri

Rama: O i shkreti ti i shkreti ti, i shkreti ti qe ta paska mpire trurin krejt Shqupi e ta paska futur koken ne Cader! Shko ne shkolle cun se je ne kohe dhe lexo te behesh i zoti vetes, se pasuria eshte dije dhe dijen s'ta fal Zoti, Zoti te fal trurin qe ta mbushesh me dije! Dhe merr shembullin e prinderve mos i tradheto prinderit qe te kane rritur me sakrifica, po respektoji duke folur me edukate se edukata te duhet per vete jo per mua o cun.

Komentuesi: Po ne emigrantet kur do votojme,se Jane vota qe te vene dem i nderuar kryeminister pershndetje.

Rama: Kur te kemi mbaruar regjistrimin e shqiptareve jashte atdheut qe duhej bere per 25 vjet dhe askush nuk e vuri ujin ne zjarr te numeroje shqiptaret! Por nderkohe nese nuk vjen dot te votosh, ke mundesi te besh 10 vota me telefon qe te ndjehesh krejt i permbushur ne deshiren tende. Shume faleminderit dhe respekt e shendet per ty e per familjen tende.

Komentuesi: Zoti kryeminister jam shum dakort me ju Po vetem nje gje kam......a ka mundesi mos renna nxjerresh ato shushkat qe bertasin ne fillim a te keqen se me duket sikur po i lusni bythen njerzve qe te te japin voten populli sheh dhe ben vlersimin Edhe pa bertitur ato shushkat se na e hapen barkun kaq kisha flm dhe suksese.

Rama: Bledi, edukaten Bledi e ke per vete jo per mua dhe a ka mundesi qe ta mbash mend kete per mua? Se nuk ka pike kuptimi goxha djale flet sikur te ka ikur gjuha nga kontrolli krejt! He te keqen behu djale i mbare, fol me edukate dhe do e shohesh qe do ndjehesh tamam burre kur ta kesh gjuhen ne kontroll. Dhe shume faleminderit per urimin per suksese. /albeu.com/



Shtuar më 21/04/2017, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori