U sulmuan teksa ecnin përgjatë rrugës bregdetare, plagosen me thikë dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Dy vëllezër shqiptarë kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e sotme në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pordenones mesditën e sotme, ndërsa të plagosurit janë të moshës 27 dhe 29 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar me thikë nga një i ri. Njëri prej tyre u transportuar me helikopter me plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa policia po heton rastin.


Shtuar 16.06.2023 21:53