Shëndërroi hotelin e braktisur në fermë kanabisi, aroma e rëndë "tradhton" shqiptarin
25-vjeçari">
25-vjeçari Flavio
Picaku, i cili e kishte kthyer hotelin e boshatisur në magazinë hashashi.
Ishte aroma e rëndë që shpërndahej në zonë e cila stimuloi një reagim të qytetarëve, që lajmëruan autoritetet.
I riu shqiptar jetonte gjithashtu brenda hotelit, i cili ishte në proces të rinovimit, pa lejen e pronarëve. Kur policia u
thirr në
hotel,
Picaku u përpoq të arratisje nga një dalje mbrapa, por u
zbulua dhe u arrestua.
Në seancën dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Cardiff të enjten, u tha se policia u
thirr në Rrugën “Cilfynydd” rreth orës 6.50 pasdite më 31 maj të këtij viti për shkak të aromës së fortë të kanabisit që dilte nga hoteli.
Picaku tha se e kishte të vështirë të gjente punë si emigrant i paligjshëm dhe i ishte ofruar mundësia e kujdesit për bimët e kanabisit për para nga një grup i shtetasve shqiptarë.
Ai tha se fabrika ishte vendosur tashmë në
hotel para se të mbërrinte dhe ai kishte jetuar atje ndërsa ushqehej dhe ujiste bimët.
Picaku më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar e kategorisë B. Rreth 52 kilogramë kanabis u
zbulua brenda hotelit.
Në përfundim të procesit,
25-vjeçari">
25-vjeçari u dënua me 12 muaj burg.
Shtuar më 18/06/2020,
ora 18:38