Update- Pas rreth një ore është nxjerrë trupi i pajetë i minatorit Gjovalin Prengaj, 48 vjeç.
Ai humbi jetën nga shembja në katin e gjashtë të galerisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në thellësinë 2000 metra.
12:57- Shembje në një minierë në Pukë, dyshohet për një viktimë
Pak minuta më parë është raportuar për një
shembje në një minierë bakri në Mali i Munellës, në Pukë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një viktimë.
Shembja ka ndodhur në katin e gjashtë të minierës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Miniera është me thellësi rreth 2000 metra në Munellë të Fushë-Arrëzit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2015,
ora 14:00