Shembja e Teatrit në Shqipëri diskutohet në Parlamentin Europian, 3 deputetë ngrënë zërin
Shembje e
Teatrit Kombëtar në Shqipëri ka përfunduar në Parlamentin
Europian.
Tre deputetë të PE i janë drejtuar KE me disa pyetje në lidhje me shembjen e
Teatrit Kombëtar.
Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) — Eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane.
Bashkimi
Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin
europian.
Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë.
Në 17 Maj, autoritetet
shqiptare shkatërruan Teatrin
Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë.
Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione
shqiptare dhe europiane. Forcat
shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë.
Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.
A mund të përgjigjet Komisioni
Europian për:
1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?
2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë
shqiptare dhe hapjen e negociatave?
Shtuar më 11/06/2020,
ora 16:42