Shembja e Teatrit Kombëtar, aktorët i drejtohen Lulzim Bashës
Ditën e sotme një përfaqësi artistësh pritet të takohen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Mësohet se ky është takimi i parë mes tyre ndërsa vetëm pak ditë më parë, një grup artistësh iu bashkuan edhe protestës së familjarëve të të arrestuarve si pasojë e incidenteve në protestën kundër tarifimit të Rrugës së Kombit.

Pak ditë më parë, me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i njohur Robert Ndrenika, zhvilluan një takim edhe me Presidentin Meta të cilin e vunë në dijeni të problematikave të tyre. /albeu.com/



Shtuar më 07/04/2018, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori