Shembja e Teatrit, ish-aktori i Portokallisë bën paralajmërimin e fortë: Luftë do ketë
Vendimi për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është një nga çështjet më të përfolura të aktualitetit në Shqipëri.

Shumica dërrmuese e aktorëve janë kundër vendimit për shembjen e Teatrit.

Ata prej muajsh vijojnë protestat e tyre, ku janë shprehur se do ta mbrojnë me jetë këtë godinë. Protestave të tyre u janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të ndryshëm që janë kundër shembjes së Teatrit.

Së fundmi lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe aktori i njohur, Romir Zalla.

Përmes një postimi në "Facebook", aktori paralajmëron se nëse kjo çështje do të shkojë drejt luftës, luftë do të ketë, ndërsa nënvizon faktin se protesta e artistëve vijon prej një viti e gjysmë dhe se kësaj kauze i janë bashkuar aktivistë, intelektualë, studentë, gazetarë e qytetarë të ndryshëm.

Postimi i plotë i Romir Zallës:

Është bërë një vit e gjysmë që protestohet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, për projektin që thuhet se do të marrë jetë. Mëngjesin e së mërkurës, pati përplasje midis forcave policore dhe aktivistëve. Si mund ta përkufizoni ju këtë betejë jetëgjatë? Preferoj ta quaj qëndresë, megjithëse nëse kjo punë do të shkojë drejt luftës, luftë do të ketë. Është rezistencë qytetare mbi një vit e gjysmë ndaj padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës. Qëndresë e nisur nga artistët, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë, intelektualë, studentë, gazetarë dhe qytetarë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nënshkroi mëngjesin e së enjtes marrëveshjen me artistët, se sapo të jetë në mazhorancë do të anulojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, PD-ja mori përsipër që Teatrin Kombëtar ta shpallë monument kulture, duke e ndalur përgjithmonë prishjen e tij, për t’i hapur rrugë vetëm restaurimit. Çfarë mendoni për këtë pakt me opozitën?
Shtuar më 27/07/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori