Shembja e Piramidës, sot sërish protesta
Pëlqej
Ditën e sotme është paralajmëruar nje proteste në bulevardin kryesor të Tiranës, pranë kryeministrisë, kundër shembjes së Piramidës. Po ditën e sotme pritet të bëhet publik dhe nje peticion kundër shembjes së piramidës ku dhe do te kerkohet firmosja e këtij dokumenti.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar protestat e para kundër shembjes së Piramidës ku disa të rinj janë grumbulluar para Piramidës në Tiranë duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej se objekti nuk është komunist.

Të rinjtë janë shprehur kundër shembjes së Piramidës dhe kanë kërkuar anulimin e vendimit për shembjen e këtij objekti. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori