Shembja e godinës së Gjeologji-Miniera nga tërmeti, dëmi shkon 2 milionë euro
Dëmtimet që pësoi Fakulteti Gjeologjisë dhe Minierave ishin të rënda, duke u kthyer në simbolin e asaj çfarë shkaktoi tërmeti i së shtunës.

Fotot dhe pamjet nga ky fakultet të shpërndara nga agjencia prestigjoze Reuters ilustruan raportimet e mediave botërore për atë që po ndodhte në Shqipëri. Kjo është ajo çfarë duket nga jashtë godinës. Brenda saj dëmet janë shumë herë më të mëdha.

Vasil Jorgji dekan i Fakultetitë të Gjeologjisë dhe Minierave përpara se të na tregojë dëmtimet e brendshme, na thotë se duhet të vendosim helmetat mbrojtëse, pasi në çdo moment mund të ketë, shembje të tjera të tavaneve.



“Kati që ka pësuar më shumë dëmtime nga përmbytja e brendshme është kati tretë i godinës ndërsa kati që ka pësuar më shumë dëmtime nga tërmeti i së shtunës është kati i parë poshtë. Dëmtimet nga tërmeti sipas ekspertëve nuk janë konstruktive pra nuk ka rrezik shembje, por ka nevoja ulëritëse për ndërhyrje rikonstruktuese. Shiu që ka rënë mbrëmë jashtë ka hyrë brenda si pasojë e tavaneve të çara. Kati tretë është tërësisht jashtë funksionit. Po mundohemi të shpëtojmë katin e dytë ku laboratori është tërësisht i përmbytur nga uji” thotë dekani Jorgji.

Ekspertët thotë dekani Jorgji, panë dëmtimet si nga tërmeti dhe përmbytjet duke nisur nga çatia deri në kat të parë. “Konkluzionet përfundimtare janë duke i përpunuar, por njëri prej tyre më konfirmoi kati tretë është tërësisht i papërdorshëm” deklaroi ai.

Sa mund të përllogaritet dëmi?

“Dëmin se them dot unë megjithatë do ta thonë ekspertët. Ne kemi bërë një projekt rikonstruksioni që do të shkonte në 2 milion Euro”. Na ndajnë gati dy javë nga nisja e vitit të ri akademik. Cili është mesazhi për studentët tuaj?

“Ne do ta fillojmë vitin akademik normalisht me dy turne tek godina tjetër me kushtin që të na krijohet mundësia e lirimit të mjedisit të katit të katërt nga shkolla e magjistraturës, e cila i ka zgjidhur problemet e saj”./TCH/
Shtuar më 24/09/2019, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori