Shembja e 3 kateve të pallatit, ja kush është pronari famëkeq i Durrësit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ditën e sotme banorët afër “Shkëmbit të Kavajës” janë terrorizuar pasi 3 katet e një pallati janë shëmbur.

Bëhet fjalë për një pallat 22-katësh i cili është në pronësi të biznesmenit Enver Shala, që rezulton të jetë edhe ndërtuesi.

Burime për median bëjnë me dije se biznesmeni ka marrë leje ndërtimi për pallatin 22 katësh, 20-të mbi tokë dhe 2 nën tokë.

Por punimet për përfundimin e 3 kateve të sipërme ishin ndërprerë prej 8 vitesh që kur ish-komuna e Rrashbullit kërkoi në gjykatë prishjen e këtij pallati, për shkak se ishte ndërtuar në vijën e parë të bregut të detit.

Një tjetër pengesë për ndërtimin e kateve të pallatit ka qënë edhe bashkia e Durrësit pasi nuk i ka kthyer përgjigje biznesmenit deri ditën e sotme ku për shkak të amortizimin janë shëmbur vetë.

Rikujtojmë se të njëjtit biznesmen i është prishur edhe një tjetër biznes në Durrës, Kamelia si dhe rezulton pronari i një pallati 30 katesh ku 8 kate të tij janë pa leje.

Enver Shala me një vendimin të datës 17 maj 2014 të gjykatës së Durrësi është arrestuar për “Ndërtim pa leje”./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori