Shembin katin e tretë të hotelit në Pogradec, 1 vdes dhe 2 plagosen
Pëlqej
Një punëtor ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur, teksa kanë qënë duke shembur katin e tretë të një hoteli. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia ka nisur nga hetimet paraprake.

Të njëjtat burime shtojnë se punëtorët po punonin për të shembur katin e tretë të një hoteli buzë liqenit të Pogradecit. Raportohet se të tre personat ishin paguar nga pronari, për të shembur katin e tretë të hotelit, i cili ishte pa leje dhe INUK i kishte dhënë 3 ditë kohë ta prishnin vetë, ose do të ndërhynin ata. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori