Shembi në grushta policin, arrestohet i riu në Bulqizë
Në 24-vjeçar në Bulqizë ka rënë në pranga pasi ka kanosur një shtetas si jdhe ka dhunuar punonjësit e policisë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

"Në pranga u vu Rruzhdi Rushiti 24 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Sh.H, 61 vjeç, ka shkuar tek banesa e këtij të fundit, duke e kanosur me fjalë dhe ka goditur dyert e banesës"-njofton policia e Bulqizës.

Gjatë ndërhyrjes nga ana e shërbimeve të policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, shtetasit Rr.Rushiti, ka goditur dhe kundërshtuar edhe punonjësin e policisë".

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Kanosja”, “Dhunim banese”, parashikuar nga nenet 236, 84, 112 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2018, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori