Një pjesë e tavanit të një
klase të shkollës "Asim Vokshi” në kryeqytet është shembur ditën e djeshme ku për pasojë ka mbetur e lënduar lehtë edhe një nxënese.
Sipas News 24, në momentin e shembjes në klasë ndodheshin 10 nxënëse por për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur rëndë. Pjesa e suvasë e shkëputur ta rënë pjesërisht në
kurrizin e njërës prej nxënësve të shkollës por pa i shkaktuar plagë të mëdha. Menjëherë pas ngjarjes në klasë kanë shkuar edhe drejtori dhe mësuesit si deh infermierja e shkollës.
Shtuar më 16/01/2014,
ora 14:50