Shembet një pjesë e Repartit Ushtarak Kukës, plagoset roja
Një pjesë e godinës së Spitalit Ushtarak të Kukësit ëhstë shembur para pak orësh. Si pasojë e shembjes, ka mbetur i plagosur roja i objektit, Kastriot Shahu.

Burime të Komandos së Mbrojtjes Rajonale thonë për Abc News se shkak për këtë shembje ka qenë amortizimi prej kohësh i godinës.

Theksohet po ashtu se në objekt nuk ka patur ndonjë lëndë plasëse ose municione ushtarake.

Të parët që kanë arritur në vendngjarje kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë ndihmuar për në transportimin për në spital të rojes Kastriot Shahu. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori