Një 30 vjeçar mbeti i plagosur sot pasi një masiv shkëmbor u shemb në minierën e Bulqizës.
Minatori Ismet
Hoxha kishte pak ditë që kishte nisur të punonte në minierën e Bulqizës.
Hoxha është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmën e nevojshme, për shkak të gjendjes së rëndë të shkaktuar nga plagët e marra. Ndërkohë lidhur me këtë rast, drejt zonës së minierës ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po punojnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plagosjes. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014,
ora 14:40