Një incident ka ndodhur dje në shkollën fillore “Zenel Salihu” në fshatin Bardh të komunë së Fushë Kosovës, ku gjatë orës së mësimit një dritare ka rënë nga vendi dhe ka lënduar dy nxënës.
Lajmin e ka konfirmuar
drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam
Shabani.
Shabani ka bërë të ditur se fatmirësisht
nxënësit nuk kanë pasur lëndime të rënda
“Po incidenti ka ndodhur në klasën e 7 të kësaj shkolle. Gjatë orës së mësimit dritarja ka ra nga vendi dhe i ka lënduar dy nxënës, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda”, ka treguar
Shabani.
Më tej
drejtori i arsimit ka treguar se në klasë në momentin e incidentit i pranishëm ka qenë edhe kujdestari i asaj klase.
“
Drejtori i ka dërguar
nxënësit e lënduar në shtëpinë e shëndetit në Fushë Kosovë dhe të njëjtit janë liruar për në shtëpi pas kontrollit mjekësor”, ka thënë
Shabani.
Ndryshe, dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një njoftimi për media ka thënë se ky rast është tentuar të fshihet nga
drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam
Shabani.
“Merret vesh se armaturat e skeleve kanë rënë në dritaret e shkollës ku po mbahej mësimi me ç’rast kanë goditur
nxënësit, ku dy vajza kanë marrë lëndime në kokë dhe shpinë.
Për më tepër ngjarja nuk është bërë e ditur as në polici e as në QKMF të Fushë Kosovës, pasi nga kërcënimet e Islam Shabanit,
nxënësit janë dërguar në QKUK, duke tentuar që gjithçka të kalojë në heshtje.
Shtuar më 11/10/2019,
ora 15:59