Shemben shtëpitë në Shkozë: Fëmijë e të moshuar flenë në çadra!
Mjetet e rënda të IKMT-së shemben dy banesa në lagjen Shkozë në periferi të Tiranës. 20 banorë po qendrojnë në gërmadha…Ata shprehen se do ta kalojnë natën në çadra.

Zona u rrethua me 200 forca polcie. Banesat u shemben brenda një harku kohor prej dy orësh, ndërsa mbetën në qiell të hapur afërsisht 20 persona, të dy familjeve Kalia dhe Cullhaj. Fëmijë dhe të moshuar e kanë të pamundur të shkëpusin të shkuarën.

Të vetmet gjëra që kanë mundur të shpëtojnë familja Kalia ishin vetëm këto divane. Të mbledhur rreth kryefamiljarit, anëtarët e tjerë po shikojnë si mundësi të vetëm ngritjen e një çadre në oborrin e shtëpisë së shembur.

Vetëm pak metra larg shtëpisë së Isnisë, ndodhet ajo e tre vëllezërve Çullhaj. Në gjendje të rënduar psikologjike ata kërkojnë një zgjidhje pasi kanë edhe fëmijë në shkollë dhe të moshuar të sëmurë.

Ish-deputetit i PD-së, Aldo Bumçi kërkoi që shteti të marr në ruajtje banorët e tij dhe jo t’i hedh në rrugë të madhe. Nesër pritet të shembet banesa e familjes Hoxha.


IKMT ka planifikuar në total për fazën e parë të shembë 15 banesa. Ato preken nga gjurma e Unazës së Madhe të Tiranës. Sakaq, banorët thonë se Bashkia e Tiranës nuk u ka ofruar mundësi për qira apo banesa sociale./abcnews
Shtuar më 17/10/2019, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori