Shehu: Rishikimi i buxhetit, mashtrim i Ramës për të fshehur realitetin
Pëlqej
Rishikimi i Buxhetit të shtetit nga qeveria është cilësuar nga deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu si një mashtrim i Kryeministrit Edi Rama për të fshehur realitetin. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë dhe Shëndetësisë në selinë e PD ai theksoi se qeveria shtoi planin për muajt e vitit.

“Pushteti lokal performoi më mirë se qendrori. Kryeministri Rama mashtron për të fshehur realitetin. Investimet nuk do të rriten asnjë qindarkë ndërkohë që ka ulje të buxhetit për infrastrukturën dhe bujqësinë.Kryeministri nuk ka harruar veten e tij ka shtuar 1,2 miliardë lekë shpenzime për administratën. kryeministri nuk ka harruar bizneset afër qeverisë. ka bërë një rregullim që shkon tek ato subjekte që nuk dihen, nuk njihen dhe nuk lexohen. Ulja e difiçitit por ai ka shtuar risqet në buxhet”, u shpreh Shehu. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori