Shehu: Kryeministri theu premtimin e rrugës së Arbrit
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Fryma e Re Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në Bulqizë. Në takim morri pjesë nënkryetari i FRD-së Daut Gumeni i cili e quajti pushtetin aktual te kalbëzuar që pasuron cdo ditë pushtetaret dhe varfëron taksapaguesit shiptarë. Ai vuri në dukje dy shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet programi i FRD-së: Shteti dhe qytetarët. Sipas Gumenit FRD nuk është në garë për pushtet por për të realizuar një program njerëzor, larg interesave personale.

Ndërsa sekretari organizativ i FRD-së Sali Shehu duke u ndalur në problemet e zonës theksoi se qeveria nuk e mbajti premtimin e ndërtimit të rrugës së Arbrit.Ai u bëri thirrje banorëve të Bulqizës që në 23 qershor të dalin dhe të votojnë masivisht në funksion të demokracisë dhe rotacionit politik në Shqipëri.


Takimin e përshëndetën edhe Jolanda Rama,studente, , Eva Selishta përfaqësuese e Gruas dhe Lavdërim Shehu kordinator i grupit të punës në qarkun Dibër, Bujar Ceko Kryetar i FRD në Bulqizë i cili foli për gjëndjen katastrofike të menaxhimit të minierës së Bulqizës.
Shtuar më 22/02/2013, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori