Shehu: Qeveri teknike, kushti që opozita të marrë pjesë në zgjedhje
Tritan Shehu në një intervistë për News 24 kaq bërë më dije se opozita nuk ka vënë në dyshim asnjëherrë pjesmarrjen në zgjedhje, sipas tij ajo po kërkon thjesht plotësimin e të gjitha parametrave për zgjedhjelira dhe të ndershme.

Nga çadra e ngujimit para Kryeministrisë, Shehu tha se protesta nuk erdhi vetëm nga vullneti i PD-së por nga kërkesa në rritje e qytetarëve për të protestuar për problemet e vendit.

“Jemi në një protestë mjaft të rëndësishme, masive të qytetarëve që lindi jo vetëm nga vullneti i PD-së por nga kërkesa në rritje e qytetarëve për të protestuar për problemet e mëdha që ka vendi. Për shumë elementë që kanë cenuar jetën e qytetarëve, mirëqenien, sigurinë e tyre dhe mbi të gjitha besimin e tyre për të ardhmen.

Protesta e djeshme më e madhja e viteve të fundit. Kërkon të nxjerrë nga këto probleme dhe të përcaktojë hapat e mëtejshme që qytetarët të votojnë sipas interesit të tyre”, tha Shehu.
Për të, një qeveri teknike do krijonte mundësinë për zgjedhjelira dhe të ndershme.

“Opozita nuk ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në zgjedhje. Por ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje duke realizuar të gjitha parametrat. Krijimi i një qeverie teknike do krijonte këto parametra për zgjedhjelira dhe të ndershme”, u shpreh Shehu./albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori