Vajza bën për spital babanë në Kosovë

Një vajzë ka dhunuar fizikisht babanë e saj në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës.

Për rrjedhojë vazja është arrestuar nga policia.

Babai i vajzës është transportuar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i Policisë

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore.