Shehi plas "bombën": 15 deputetë socialistë kanë mbjellë hashash
Prej disa ditësh në vend akuzat për trafik droge kanë përfshirë politikën shqiptare duke e rikthyer sërish në vëmëndje kanabizimin e vendit.

Pas kapjes së bandës së Habilajve në Itali, u bë publike dosja e përgjimeve ku implikonte ish-ministrin Saimir Tahiri dhe 29 efektivë policie në të gjithë vendin.

Duke iu referuar lidhjes së fortë mes politikës, policisë dhe trafikantëve të drogës në Shqipëri, ka reaguar ashpër Dashamir Shehi.

Ai ka deklaruar haptas e pa rezerva se disa deputetë socialistë të Kuvendit të Shqipërisë, janë kultivues kanabisi në vend dhe shumë shpejt pritet që të dhënat e tyre të publikohen.

“Gjykoj që për këtë situatë sa i përket kësaj bote kriminale, do të ftoja edhe shumicën e socialistëve që janë të ndershëm.

Unë nuk mendoj se Fate Velaj (i ftuar në studio) mbjell drogë, por pasha Zotin janë nja 10-15 deputetë… Do ta shihni që do të dalin. Do t’i dëgjoni. Mos kujto se është ndonjë nder i madh”, – tha Shehi. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2017, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori