Shehi: Berisha të largohet nga drejtimi i PD-së
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i cili iu rikthye Parlamentit si pjesë e listave të PD-së, shprehet kundër rruajtjes së pozitave të Berishës në drejtimin e partisë më të madhe opozitare.


“Në qoftë se do të jetë kjo nuk do të jetë një gjë e mirë për Partinë Demokratike, se do t’i vendosë institucionet e Partisë Demokratike në një pozicion informal. Që do të thotë se njerëz të tjerë do të kenë pushtetin real dhe njerëz të tjerë do ta drejtojnë. Unë gjykoj se Partia Demokratike duhet t’i mbyllë ciklet e saj dhe të shikojë përpara. Ka vënë një kryetar partie, ndërkohë që ka gjithsecili mjaftueshëm për ta drejtuar Partinë Demokratike. Ndërkohë ka vënë një kryetar grupi parlamentar, ku gjykoj se i ka vënë instrumentet e veta dhe kjo do t’i pengojë, do t’i ngatërrojë me kujtimet e të tjerëve, ndërkohë që i bën një dëm të madh opozitës shqiptare. Kush sheh përpara shkon përpara, kush kthen kokën mbrapa, mbrapa shkon”, - tha kryetar i LZHK-së në një prononcim për “Albanian Screen”.
Shtuar më 14/09/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori