Shehi: Ballistët e kanë me komunistët e PD-së, jo me ne
Kreu i LZHK-së Dashami Shehi ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryetarit të Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi se në listat e PD ka komunistë, sigurimsa dhe çapaçulë. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Shehi shprehet se këto deklarata nuk kanë lidhje me LZHK-në.

“Nuk besoj që e ka me ne të LZHK-së. Ne jemi të vetmit që japim pa marrë asgjë. Ndaj për ne nuk është shqetësim deklarata e z.Alimadhi. Ndoshta Alimadhi e ka pasur me ndonjë tjetër, ndoshta me listën e PD-së, ndoshta e kanë me legalistët, ndoshta me komunistët që kanë hyrë në listën e PD-së, ndaj them se nuk ka lidhje me ne”, deklaroi Shehi. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2013, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori