Situata në vend, Berisha paralajmëron protesta: Rama s’duhet të kthehej nga Franca

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të fortë ndaj kryeministrit Rama për shkak të bojkotit që ky i fundit pritet ti bëjë samitit të BE-së që do të mbahet në Bruksel ditën e nesërme.

“Çdo ditë që ne nuk i dalim zot fatit tonë, vetes sonë , por lejojmë që një aventurier i tillë të shkelmojë mbi identitetin tonë, mbi ëndrrën tonë ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë. Normalisht ai s’do kthehej më, ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po përjeton. Dhe atje nëse do t’i jepnin azil, do shkonte në Beograd me siguri pastaj. Ndaj dhe ju jeni personalitete, ekspertë me njohuri të thella në këtë fushë, por sot është thirrja më kryesore, të ngihemi dhe të përballemi. Mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd. Për mua nuk ka arsye më të fortë se kjo për tu ngritur. U tejkalua çdolloj kufiri dhe imagjinate.

Berisha u shpreh se ky është një motiv për të thirrur një protestë të fuqishme. Sipas tij, nuk mundet kurrë një person të luajë me fatin e Shqipërisë,” tha Berisha./albeu.com