Shehaj: Kjo është skema e vjedhjes në aeroportin e Vlorës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se koncesioni i aeroportitVlorës është një skemë gjigande vjedhjeje e kryeministrit Edi Rama.

Me një reagim në “Facebook”, Shehaj pohon se hetimi nga Komisioni Europian maksimumi që mund të bëjë, është thjesht konfirmimi se është shkelur marrëveshja e MSA-së me Bashkimin Europian, ndërsa shton se duhet të hetohet sa më parë afera prej 100 milionë eurosh.

“Koncesioni i aeroportitVlorës është një skemë vjedhjeje gjigande e Edi Ramës dhe Air Albania është thjesht një operacion marketingu me kosto të lartë për shtetin që shërbën si fasadë dhe mjet për të justifikuar edhe vjedhjen me aeroportin e Vlorës.

Komisioni Europian, maksimumi që mund të thotë, është se me krijimin e Air Albania dhe koncesionin e aeroportitVlorës është shkelur marrëveshja e MSA-së me BE-në. Kjo aferë duhet të hetohet penalisht në çdo element të saj, nga vendimmarrja deri tek skema si do vidheshin paratë e popullit.

Pak gjasa ka tani që këto dy projekte të bëhen por ato duhet të hetohen njësoj, për të treguar se asnjë politikan nuk është mbi drejtësinë. Në Vlorë sezoni mezi zgjat 1 muaj e gjysëm sepse qeveria e korruptuar nuk investoi në bypassin e Vlorës dhe të Fierit por kërkon të grabisë 70 mln euro me PPP, 16 km rrugë Orikum-Dukat, nuk ndërtoi një aeroport me kosto maksimumi 30 mln euro por do vjedhë mbi 100 mln euro me koncesionin që do hetohet nga KE”, shkruan Shehaj.
Shtuar më 11/04/2019, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori