Shefja e Policisë në Gjenevë: Mafia shqiptare është vetëm në tituj gazetash
A ekziston apo jo “mafia shqiptare” në Zvicër ? Ishte kjo pyetja e gazetarit te agjencise lajmeve “Presheva jonë” dhe ATSH Nefail Maliqi ne Zvicër shtruar shefes se policise se Kantonit te Gjenevës, komandante Monica Bonfanti

Ditëve të fundit, kur në disa qendra evropiane po bisedohet për liberalizmin e vizave sikur edhe në Zvicër për të legalizuar emigrantët ilegal duke i furnizuar ata “pa letra” me viza B, në disa media të vendeve evropiane, madje edhe në Zvicër nuk mungojnë shkrime për aktivitetet e “mafias shqiptare”.

Një titull i tillë bombastik ditëve të fundit u pa edhe në një gazetë zvicerane si “Mafia shqiptareZvicër e kap në dorë trafikun e gjitha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“). Deri më tani rreth këtij shkrimi nuk ka reaguar as konsulata nga Shqipëria apo Kosova në Zvicër.

Gjurmëve të këtyre titujve dhe informacione gjoja për veprimin e “mafias shqiptare” në Gjenevë apo më gjerë në Zvicër, gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” dhe ATSH-së ne Zvicër ka kontaktuar dhe biseduar me autoritetet zvicerane, në veçanti me policinë e Kantonit të Gjenevës dhe me ato Federale në Bernë (FEDPOL).
Shtuar më 08/03/2017, ora 08:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori